Sali Berisha ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike, që do të zhvillohen më 22 Maj.
Lideri demokrat tha se bëhen fushata të paimagjinueshme kundër kandidimit të tij për kryetar partie, por megjithatë ai nuk do të heqë dorë.
“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit, kundër kandidimit. A mund ta imagjinoni se njeriu ka shpallë se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është e paimagjinueshme. Do të kandidoj, i kam plotësuar dokumentet, do t’i dorëzoj. Do të kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohem me situatën, në të cilën ndodhet Shqipëria,” ka thënë Berisha./oranews/.