Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ia kanë shtuar listës së personave të padëshiruar, edhe familjen e Sali Berishës, ish President dhe ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, shkruan Kosova Post.
Ishte Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken që publikisht e ka shpallur dje si person non grata në ShBA Sali Berishën, bashkë më familjen e tij.
Sipas Blinken, Berisha me aktet e tij korruptive, po vijon ta minojë demokracinë.
Në faqen e departamentin të shtetit jepen hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korrupsion.
“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.
Pas publikimit të lajmit, emri i Sali Berishës ka pushtuar mediat ndërkombëtare.
Për më shumë, shihni fotot: