Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka reaguar pasi emri i saj u përmend nga AAK-ja që nëse do të propozohej nga partia e saj si kryetare e Kuvendit do ta mbështesnin.
Bogujevci tha se ky propozim erdhi nga “ata që nuk e kanë të drejtën me propozu”.
Ajo tha se është “interesant” se si nga dikush që e përshkruan si “amatore” tash është personi i preferuar për pozitën e kryeparlamentares”.
“Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike. Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhën e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denjë për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së kuvendit. Shumë interesant”, shkruan Bogujevci në Facebook.


























