Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të inaugurohet më 20 janar.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Scholz tha se kishte folur me Trumpin dy herë që nga zgjedhjet dhe se ka një dialog diplomatik “intensiv” midis dy palëve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Prandaj mund të shpresojmë se bashkëpunimi i mirë midis Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen, duke përfshirë çështjen e mbështetjes për Ukrainën,” tha ai.