Të dielën, zëdhënësi i talebanëve, Mohammad Naeem shpalli luftën në Afganistan “të përfunduar”, duke vënë në dukje se lloji i qeverisë dhe forma e regjimit në vend së shpejti do të shpallen, transmeton Kosova Post.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace ka deklaruar se “talebanët janë nën kontrollin e Afganistanit” dhe se trupat britanike “nuk do të kthehen prapa”.
Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace komentoi vendimin e ShBA-së për t’u tërhequr nga Afganistani dhe tha se Shtëpia e Bardhë bëri një gabim të madh me këtë veprim.
Në një deklaratë për Sky News, Ben Wallace tha se amerikanët i kishin dhënë vendimit të tërheqjes një nxitje të madhe për talebanët të cilët shfrytëzuan rastin dhe pushtuan pjesën më të madhe të vendit.
Gjithashtu, Wallace tha se për shkak të këtij vendimi, bashkësia ndërkombëtare ndoshta do të paguajë një çmim të lartë dhe se ka shanse të mëdha që al-Qaeda të kthejë bazat e saj në Afganistan, raporton theguardian./KosovaPost/.