Kisha Ortodokse Serbe, duke krijuar ideologjinë e saj të veçantë kombëtare -fetare me “shenjtorët” në sherbim të idesë së Serbisë Madhe, praktikisht e shkishëruan veten nga rrethi krishterë.
Është kishë e vetëm në Botë e gjykuar për pjesëmarrje në gjenocid. Bëhet fjalë për një padi të humbur të Kishës Ortodokse Serbe në Paris në vitin 1995 që kishte ngritur kundër gazetës Libération, Le Monde dhe Le Figaro, për artikujt që e akuzonin atë për mbështetje të spastrimit etnik, krimit dhe gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ky është rasti i parë dhe i vetëm në Evropë, dhe ndoshta në botë, që për një institucion kishtar, konfirmohet në gjykatë pjesëmarrja në akte kundër njerëzimit dhe dinjitetit njerëzor.
Atëkohë shtypi evropian – veçanërisht Le Monde, Figaro dhe Liberation në Paris – kishin botuar se Kisha Ortodokse Serbe në Bosnjë mbështet spastrimin etnik.
Gjithashtu kishin përmendur edhe emrin e patriarkut, kështu që Kisha Ortodokse Serbe ngriti një padi në Paris kundër atyre shkrimeve.
Në gjykatën e Parisit pati shumë dëshmitarë, mes tyre ishte historiani Paul Garde dhe bizantollogu serb Ivan Gjuriq.
Kisha Ortodokse Serbe u mbrojt nga Peshkopi Atanasija Jevtić dhe ishte mbrojtje aq e mirë saqë gjyqi përfundoi me një dënim gjyqësor të Kishës Ortodokse Serbe.
Gjykata ishte shumë e qartë në gjykim: faktet janë fakte dhe e vërteta franceze nuk mund të heshtet.
Beograd, 2010.; faqe.129.
Shkruan: Eksperti i sigurisë dhe strategjisë ushtarake, F.Gashi, Prishtinë.