Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka vazhduar me realizimin e planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” në qytetin e Pejës.
iMë ketë rast janë sekuestruar 19 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar gjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.