Selim Pacolli tregon se kujt do i’a zgjasë dorën për fitore në Prishtinë

Selim Pacolli tregon se kujt do i’a zgjasë dorën për fitore në Prishtinë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli pas rezultateve të arritura në zgjedhjet e së dielës duket të jetë i rekalsuar, derisa nuk përjashton se ai mund ta vendosë fatin e Prishtinës në balotazhë. Pacolli nuk bënë dallime se cilin kandidatë do ta mbështesë në balotazh, por kërkon që programi i tij në disa pika të jetë pjesë qeverisjes së Prishtinës. Ndërkohë që shprehet falënderues për qytetarët që i kanë besuar votën, sikur edhe ju premton atyre se nuk do ti “tradhtojë” për pazare politike. Pacolli ka edhe një porosi për kryetarët e ardhshëm. “ Nuk kërkojë që kryetarët ti shesin veturat, madje ti blejnë edhe shumë të shtrenjta, por me ato të jenë në shërbim të qytetarëve  24 orë, edhe nëse në orët e natës ka nevojë qytetari, kryetari ti hipën veturës e të shkojë në ndihmë atyre”, ka kërkuar Pacolli.

Kosova Post: Dje Kosova mbajti zgjedhjet për kryetar komunash, pjesë e së cilës garë ishit edhe ju. Sa jeni ndarë të kënaqur me përqindjen që morët dhe konkretisht me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Selim Pacolli: Fillimisht dua të ju falënderoj juve si media e posaçërisht juve personalisht që për një muaj fushatë na mbështetet pa hile të gjithëve që ishim kandidatë për Prishtinën. Zëri ynë arriti tek votuesit falë medies. Unë isha një kandidat, por nuk isha figurë publike dhe ky rezultat në zgjedhje është një e arritur për mua, Duhet të jem koshient se aq kemi mundur të arrijmë, nuk është për tu hedhur poshtë, nuk është rezultat që duhet neglizhuar apo nënçmuar. Prandaj unë falënderojë të gjithë votuesit e mijë për besimin e dhënë, sepse vota është besim dhe duhet ta kuptojmë, se vota nuk është një letër për ta hedhur në kosh, por është një besim që ta jep qytetari, dhe ky besim i dhënë mua si kandidat më jep përgjegjësi dhe duhet të jem i kujdesshëm ndaj këtyre qytetarëve të cilët ma kanë besuar voton e tyre.

Unë kam pritur realisht diku 12 për qind të  marrë besimin qytetar, por kam dalë afër dhjetë për qind edhe pse ende nuk i kemi të dhënat përfundimtare, akoma nuk janë të finalizuar të gjitha votat, po pres epilogun final dhe të shohë se ku do të jetë Selim Pacolli në të ardhmen.

KosovaPost: A e shihni vetën fitues, apo humbës kundrejt kandidatëve të tjerë?

Selim Pacolli: Nuk do të thosha se jam fitues karshi të tjerëve , sepse ne kemi qenë në një garë. Sinqerisht të gjithë i trajtojë njësoj, si lojtarë në një fushë dhe gjyqtari i ynë në këtë lojë ishin votuesit dhe aq u vlerësova edhe unë në këtë garë. Mirëpo as nuk do të thosha se jam humbës, faktikisht nuk jam humbës meqë faktikisht jam renditur  i treti, por nuk është e rëndësishme se sa e si, por i treti në garë dhe më bënë falënderues ndaj kandidatëve në garë dhe pavarësisht ku jam, konsideratë dhe respekt ndaj kundër kandidatëve të mijë, epilogut dhe pozitës që kanë marrë në zgjedhje, sigurisht se janë të mirë të gjithë,kanë qenë të mirë dhe kemi bërë një garë e cila duhet të mbahet në mend si super demokratike. Nuk ka pasur fyerje, nuk ka pasur shtyrje dhe për këso lloj fushate Kosova mund të mburret me proceset zgjedhore  në raport me çdo vend të rajonit. Prandaj, unë them realisht nuk e shohë vetën humbës në këtë garë, sepse jam përballur me kandidatë të cilët kanë karrierë politike, janë figura politike me poste në hierarkinë qeverisëse dhe kjo mua më bën ndoshta edhe më të fortë në këtë rrafsh.

KosovaPost: Çfarë e bëri që z. Pacolli të renditet i treti në garën për Prishtinën, ishte programi i juaj apo fushata e juaj atraktive?

Selim Pacolli: Unë kam ofruar vetën time, kapacitete e mija para elektoratit tim. Kam prezantuar atë çfarë kam ditë dhe çfarë kam mundur dhe kam dhënë maksimumin, duke bërë fushatë ndryshe nga të tjerët. Sigurisht se edhe kam dalë ndryshe nga të tjerët kandidatë, unë kam ofruar programin tim dhe asnjëherë nuk jam marrë me kundër kandidatët e mijë. Unë e potencoj përsëri se kundër kandidatët janë miq të mi, kemi qenë kundërshtarë në një fushë dhe se kërriga e kryetarit është vetëm një dhe sot për sot, fitues është Shpend Ahmeti  të cilin e përgëzojë për suksesin dhe për të ardhmen presim se cili do të jetë epilogu.

KosovaPost: Përmendët Shpend Ahmetin, a do të thotë kjo se ju do ta përkrahni Shpendin?

Selim Pacolli: Jo. Sinqerisht jo, për ta përkrahur Shpend Ahmetin apo Arban Abrashin të cilët sot e gëzojnë epitetin e fituesve, unë duhet së pari të bisedojë me strukturat e mija të partisë, duke e pasur parasysh se unë jam vetëm kandidat i AKR-së, e jo pjesë e strukturave të kësaj partie. Ata duhet të vendosin për vazhdimësinë e mëtejme dhe derisa të vijë tek kjo unë do të kërkoja që të implementohen pjesë nga programi im, i cili program e nxjerrë Prishtinën nga kaosi i krijuar. Pra, vizioni im është Prishtina e së ardhmes dhe është vizioni më i miri i mundshëm për Prishtinën. Nëse ne ulemi dhe gjejmë gjuhën e përbashkët në pika të caktuara të cilat janë në interes të qytetarëve e të cilat duhet të implementohen, unë besoj se kemi hapësirë e mundësi që me Prishtinën të shkojmë përpara. Ajo që unë do të doja si pikë e programit tim të implementohet në qeverisjen e ardhshme, është vizioni për rininë, dhe  besoj se secili kandidat do ta pranojë një program të tillë meqë të gjithë e kemi rininë fokus për të ardhmen e Prishtinës dhe gjithsesi, rinia është edhe e ardhmja e ndritur e Kosovës. Gjithashtu, dua që nga programi im të merret në konsideratë edhe çështja e pensionistëve të cilët meritojnë më shumë nga ne gjeneratat e reja. Ajo çfarë mund të na bëjë bashkë në qeverisjen është krijimi i infrastrukturës për aktivitet e të rinjve që lidhet direkt me Pallatin e Rinisi, sikur edhe krijimi i kushteve të mjaftueshme për studime në Universitetin e Prishtinës, që do të arrihej me ndërtimin e Kampusit Universitar i cili do të ishte në shërbim jo vetëm të studentëve tanë, por do të ketë dyert e hapura edhe për studentë të vendeve të treta. Sipas rezultateve të tanishme unë që të dy kandidatët, Ahmetin dhe Abrashin i shohë si fitues dhe numrat e mijë nuk janë të mjaftueshëm që ti  sfidojë ata. Mund të bashkëpunojmë për një qeverisje në interes të qytetarëve.

KosovaPost: Cili do të jetë kushti kryesor i juaji për Ahmetin ose Abrashin?

Selim Pacolli: E thashë edhe më parë se kushti im do të jetë implementimi i pikave kruciale të programit tim në programin e ardhshëm qeverisës në komunë.

KosovaPost: A do të lëshoni pe në ndonjë rast specifik?

Selim pacolli: Jo. Sigurisht se ai 10 përqindësh i cili mua më ka besuar pikërisht ka të bëjë me strategjinë dhe vizionin tim për Prishtinën dhe si të tillë nuk do ta shkeli në asnjë rast. Unë nuk kam vija të kuqe me asnjërin kandidatë, mirëpo dua të iu qëndrojë besnik votuesve të mijë, qoftë edhe një votues, atij do i qëndrojë besnik.

KosovaPost: Cila ka qenë telefonata më interesante që e keni marrë me të publikuar rezultatet preliminare?

Selim Pacolli: Kam marrë telefonata të shumta dhe përgëzime për të arriturën time edhe pse nuk ka qenë ndonjë e arritur e madhe, por falënderoj  njerëzit të cilët më mbështesin që ta shoh edhe më tutje vetën si  një menaxher. Edhe një gjë dua ta them se gjatë fushatës 30 ditëshe, të gjithë kundër kandidatët e mijë ishin politikanë, kurse në fund të fushatës të gjithë këta u bënë menaxherë. Dhe ky ndryshim i tyre, besoj se është rezultat i imi, sepse të gjithë e kanë kuptuar se Prishtinës i duhet një menaxher i mirë e jo një politikanë. Prandaj, secilit kryetar të komunave do ju thosha se duhet të jenë menaxherë të mirë, dhe se secili duhet të jetë në disponim të qytetarëve, ti hipin veturës dhe të gjenden pranë qytetarit edhe në orët e vona të mbrëmjes. Unë nuk kërkojë nga kryetarëve që ti shesin makinat, por ti blejnë edhe më të mira, vetëm të jenë në shërbim të qytetarëve. Qytetarëve nuk iu duhet një politikan i ulur në kërrigë  i cili mendon se çfarë do t iu thotë qytetarëve pas katër vitesh.

KosovaPost: A do të keni mallë për sms-të që i keni marrë nga qytetarët gjatë fushatës në linjën online Viber?

Selim Pacolli: Sinqerisht ka qenë diçka shumë e këndshme ky komunikimi im me qytetarët përmes sms-ve dhe mendoj se këto mesazhe do i shtypi në një libër, të mbeten një dokument së paku në arkivin tim.

KosovaPost: Cilin kandidatë e përgëzon për suksesin e arritur në këto zgjedhje?

Selim Pacolli: Agim Bahtirin. Bahtiri është një biznesmen i cili ka rritur ta marrë mandatin vetëm në saje të punës së tij, jo në cilësinë e politikanit, por në cilësinë e menaxherit. Ka investuar në Mitrovicë dhe Agim Bahtiri, pavarësisht se i përket subjektit tim politik, ai është një kryetar me suksese të prekshme.

 KosovaPost: Ku do ta gjejnë nga sot qytetarët Selim Pacollin?

Selim Pacolli: Do ta gjejnë aty ku edhe e kishin takuar para 22 shtatorit në “Swis Diamon” dhe i ftojë për kafe kudo që kanë kohë./Mirjeta Dervishi

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili