Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në Ministrinë e Bujqësisë, ka reaguar ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, shkruan Kosova Post.
Selimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.
“Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!