Selmanaj i reagon Kurtit: Qeveria do të udhëhiqet nga LDK

Selmanaj i reagon Kurtit: Qeveria do të udhëhiqet nga LDK

Dje Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar rezultatet e anketës së realizuar në periudhën 11 – 18 dhjetor 2018 nga UBO Consulting, ku sipas kësaj ankete, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, Lidhja Demokratike e Kosovës do të dilte e para me 27.1%.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thot se sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë.

“Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare. Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeministri i LDK-së”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.

“LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin”, ka përfunduar postimin Selmanaj.

Image