Pesë persona u plagosën, mes të cilëve një në gjendje serioze, gjatë shpërthimit në një dyqan për ushqim të shpejtë në qendër të Beogradit, Serbi, transmeton Kosova Post.
Shkaku i shpërthimit të këtij mëngjesi në rrugën Çika Ljubina janë instalimet e gabuara që çuan në shpërthimin e një bombole gazi, ndërsa nga fuqia e shpërthimit u thyen xhamat e lokaleve përreth, tha kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiç.
Zjarri u shua, ndërsa të plagosurit u transportuan në Qendrën e Urgjencës.(AA)