Në 24 orët e fundit, 56 persona vdiqën nga koronavirusi në Serbi dhe u regjistruan 6.051 raste të reja, ndërsa u testuan 19.482 mostra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes zyrtare të internetit covid19.rs, në spitale gjenden 6.641 persona, prej të cilëve 278 pacientë në respiratorë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Serbi që nga fillimi i pandemisë është 9.052 dhe përqindja e vdekshmërisë është 0,87.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë është 1.043.758, ndërkaq, janë testuar 5.984.149 persona.