Profesori universitar Mazllum Baraliu ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel sikurse edhe ata të kaluarit ka dështuar për fajin e Serbisë.
Sipas tij, Serbia po dëshiron të blejë kohë me metoda e lojëra jo korrekte, duke insistuar në tema periferike e jo në zbatimin e marrëveshjes.
Barliu në Tëvë1, ka thënë se Serbia me lojëra të tilla po e vë në lajthitje Bashkimin Evropian dhe po e luan “vallen e djallit”.
“Edhe ky takim në vazhdën e takime ka dështuar me fajin e njërës palë këtë rast Serbisë, e cila në forma të ndryshme, me metoda të ndryshme jo parimore, por të lojës diplomatike po e shtynë çdo mundësi të përparimit të dialogut, po blenë kohën. Duke përdorur lojëra të pakëndshme e ka vu në lajthitje dhe po luan vallen e djallit me BE-në dhe Kosovës i ka shkaktuar dëme”, ka thënë ai.