Futbollisti argjentinas Sergio Aguero, do të pensionohet të mërkurën nga futbolli.
Siç raporton Marca, Barcelona tashmë ka filluar përgatitjet për ceremoninë e përmbylljes së karrierës së Agüero-s, i cili iu bashkua klubit nga Manchester City këtë verë.
33 vjeçari u detyrua që në fund të muajit tetor ta lë ndeshjen me Deportivo La Corunan për shkak se kishte dhimbje gjoksi.
Argjentinas me këtë rast u dërgua në spital.
Kun u diagnostifikuar me një çrregullim të ritmit të zemrës.
Kjo e ka mbajtur larg fushës së gjelbër.
Largimi i tij nga futbolli ishte mohuar nga nënpresidenti i Barca-s, Rafael Yuste.
Kun Aguero këtë edicion e ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e zhvilluara me “blaugranat”.