Futbollisti nga Kosova me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri do të ndryshojë kontinent, shkruan KosovaPost.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Shaqiri ka arritur marrëveshje dhe do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire.
Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri nuk arriti të ambientohej, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar.
Lyoni mbrëmë u përball me Monacon ndërsa Shaqiri nuk ishte pjesë e skuadrës fare.