Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, duke shkruar në Twitter:
“Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim që Rusia mund të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë.”
Gjithashtu edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë. Por komentet e tij erdhën përpara se të fillonte pushtimi i plotë i Rusisë.