Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, është deklaruar para mediave.
Ai ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërrmarë në bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërrmarim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, tha Lajçak./rtk