Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dhënë qëndrimin e saj ndaj projektligjit të propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë.
Duke cituar një qëndrim të ngjashëm të Bashkimit Evropian, ambasada e SHBA-së për Dukagjinin ka potencuarse ky projektligj përbën “një shkelje të qartë” të angazhimeve që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ne jemi dakord me BE-në,” thuhet në deklaratën e ambasadës, ku ritheksohet mbështetja e SHBA-së për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në të gjithë territorin e saj.
Ambasada mes tjerash ka theksuar se marrëveshjet të arritura përmes dialogut synojnë të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë komunitetin serb në veri të vendit, dhe se këto marrëveshje duhet të zbatohen pa vonesë.
Ambasada gjithashtu bën thirrje që Serbia dhe Kosova të respektojnë obligimet e marrëveshjes së vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.