Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë që sot ka folur përmes telefonit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për luftën brutale e të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës.
Biden ka thënë që SHBA-të do ta ndihmojnë këtë shtet që po përballet me luftën, me mbi 1.2 miliardë dollarë shtesë, raporton BBC.
“Rikonfirmova angazhimin tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe tregova se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë mbi 1.2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën”, ka shkruar Biden në Twitter.