SHBA-ja thirri në një takim Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield në një deklaratë njoftoi se KS-OKB-në e kanë thirrur në një takim të hënën më 31 janar pas “veprimeve kërcënuese të Rusisë kundër Ukrainës dhe grumbullimit të trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe në Bjellorusi”.
Greenfield theksoi se përmes diplomacisë po përpiqen të ulin tensionet përballë kërcënimit ndaj Evropës, paqes dhe sigurisë globale dhe shtoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së është një vend shumë i rëndësishëm për diplomacinë.