Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atje kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën.
Pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.