Paritia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria spanjolle. Në një intervistë lidhur me këtë çështje ka folur liderja e deputetëve katalunas në Parlamentin e Spanjës, Miriam Nogueras.
Politikanja katalunase në këtë intervistë për Express ka treguar se aktualisht nismën janë duke e përkrahur partitë katalane, baske dhe galiciane dhe se qëndrimi i partive spanjolle rreth njohjes së Kosovës mbetet i njejtë. Ajo thotë se qëndrimi refuzues spanjoll për nohjen e Kosovës lidhet me frikën se mund jetë një precedent për njohjen e mundshme të një shteti të pavarur Katalan nga vende të tjera.
Nogueras ka treguar se propozimi që kërkon nga Qeveria e Spanjës njohjen e Kosovës mund të kalojë në Parlament me një shumicë të thjeshtë, megjithatë sqaron se vetëm Qeveria e Spanjës mund të marrë vendim për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Liderja e deputetëve katalunas ka thënë se s’do të ndalen se kërkuari përkrahje për nismën e tyre deri në minutën e fundit dhe shton se do të vazhdojnë të kërkojnë njohjen e Kosovës edhe pas votimit që do ndodh më 25 qerhsor duke qenë se e konisderojnë si çështje vlerash dhe parimesh politike për respektimin e të drejtës për vetëvendosje për të gjitha kombet.