‘Media Tripi’ i organizuar nga kompania turistike ‘Fibula’ ka zgjatur tri ditë, ku gazetarët shijuan maksimalisht bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe hotelet luksoze,si dhe pritjen e ngrohtë dhe me dashamirësi nga pronarët e hoteleve dhe punonjësve të tyre, shkruan Kosova Post.
Qëndrimi për një natë në resortin e mahnitshëm ‘Select Hill’ në malin e Dajtit,për gazetarët nga Kosova ishte një përjetim i veçantë ndërsa nuk ndalojnë përjetimet e tilla mbresëlënëse edhe me vizitën që i bënë hotelit ’Blu Mare’ në Spille,vend ideal që ndërthuret me bukurinë magjepëse të pamjes nga deti.
Ky hotel posedon një pishinë të jashtme, dhoma për çifte, për familje, si dhe një detaj që e karakterizon është plazhi privat, ku mund të shijosh rrezet e diellit duke u freskuar me pijet që shërbehen nga stafi deri tek plazha pa asnjë problem.
Është vendi ideal për të kaluar pushimet me familjet tuaja, një destinacion i shquar për t’u çlodhur pa e çarë kokën se çfarë të pret pas pushimit.
Ky hotel ofron çmime fantastike, menu mesdhetare, deti dhe tradicionale, sipas kërkesave të turistëve.
Menaxheri i këij hoteli Klodian Moja tregon për karakteristikat e hotelit teksa ua rekomandon turistëve të kalojnë një pushim të rehatshëm në ‘Blu Mare’ pa menduar se si do relaksohet sepse ne kemi në dorë se si ata do të relaksohen.
“‘Blu Mare’ si resort ka 6 vite që punon me paketat all inclusive, ku në këto paketa përfshihet çfarëdo lloj faciliteti dhe shërbimi që resorti ofron, duke filluar nga tre vaktet që janë me tavolinë suedeze mëngjes, drekë darkë, open bar nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes, ofron gjithashtu shërbimet e pishinës tonë që kemi jashtë, ofron edhe plazhin privat që ka mbi 70 qadra dhe afër 350 shazllone”, u shpreh ai për Kosova Post.
Për shkak të çmimeve të volitshme, ai tha se këtë vit pikërisht për këtë kemi krijuar paketat all inclusive, që të gjithë turistët të kenë mundësi të fitojnë nga këto paketa.
“Duke krahasuar çmimet e tregut mund të them që jemi më lirë mga konkurrentët që resortet në Shqipëri ofrohen”, u shpreh Moja.
E kush do ta mundësonte një udhëtim të paharrueshëm më mirë dhe më lirë se kompania turistike “Fibula” që asnjëherë nuk dështon në mundësimin e pushimeve verore, me ofertat dhe çmimet e mrekullueshme që secila familje do të mund t’i përballonte.
Pronari i kompanisë Shpëtim Turku ndërsa shijon akomodimin në këtë hotel gjatë qëndrimit me gazetarët, tregon për ofertat dhe çmimet promocionale të kompanisë së tij, teksa shprehet falënderues për mikëpritjen e gazetarëve nga pronarët e hoteleve si dhe për bashkëpunimin e mirëfillt.
Prandaj ju që ende nuk keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet e verës, mos hezitoni dhe rezervoni tek Fibula Travel, ku mund të gjeni çmimet nga më të ndryshmet dhe më të arsyeshme për pushimin e ëndrrave tuaja në Shqipëri, Turqi dhe Mal të Zi vetëm me Fibula.