Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’, ka thënë se kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa i mendon Vjosa Osmani, shkruan Kosova Post.
Shkarkimi i ish kryetares së KQZ-së Valdete Dakës, ka zgjuar polemika të shumta në opinionin publik, e ndërsa një pjesë po konsideron se Presidentja Osmani, me këtë rast, e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, ka shkruar Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’.
Ky është postimi i plotë i tij: