Ministrja e Brendshme i Gjermanisë, Nancy Faeser, ka shkarkuar kreun e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike, Arne Schonbohm, transmeton KosovaPost.
Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA) duke cituar një zëdhënës së Ministrisë së Brendshme njoftoi se ministrja Faeser shkarkoi presidentin e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) nga posti i tij me efekt të menjëhershëm.
Sipas javores Der Spiegel, ministria ka nisur gjithashtu një procedurë disiplinore ndaj Schonbohm-it.
Më herët, rrjeti gjerman i transmetimit publik ZDF raportoi për lidhjet e presidentit të BSI-së me një shoqatë të panjohur të quajtur “Cyber Security Council Germany”
Shoqata thuhet se ka kontakte me agjencitë e inteligjencës ruse. Schonbohm ishte presidenti themelues i grupit deri në vitin 2016.
Qarqet e sigurisë në Berlin e kishin marrë shumë seriozisht këtë rast. Autoritetet e sigurisë u cituan të kenë thënë se tani do të “përmbysnin çdo gur” në lidhje me aktivitetet e klubit.
Do të hetohet gjithashtu se cilat kompani kishin nevojë për softuer nga ofruesi rus Protelion (ish Infotecs). Protelion përdori anëtarësimin e tij në shoqatën “Cyber Security Council Germany” për shpërndarjen e softuerit që dyshohet të jetë i pasigurt./AA