Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Boksierja jonë siguroi kualifikimin pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për “LO Paris 2024”.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për “LO PARIS 2024”.
Boksierja jonë po shkëlqen në këtë event të madh dhe tashmë ajo do të jetë pjesë “LO Paris 2024” që mbahen gjatë kësaj verë.