E përditshmja “The Guardian” bën të ditur se një grup studiuesish nga Universiteti “Curtin” i Australisë ka realizuar një kërkim mbi valët radio në univers, transmeton KosovaPost.
Tyrone O’Doherty, një prej anëtarëve të grupit studiues, zbuloi një lloj rrezeje të re që shkëlqen e venitet çdo 20 minuta.
Astrofizikania përgjegjëse për mbikëqyrjen e kërkimit, dr. Natasha Hurley-Walker, vuri në pah se drita që ndizet e shuhet në milisekonda ose sekonda është nga një pulsar (yll neutronesh), drita që duket e zhduket brenda disa ditësh është nga supernova, kurse lloji i ri i dritës së porsazbuluar pulson çdo 20 minuta.
Hurley-Walker theksoi se lloji i ri i dritës vjen nga një burim i panjohur, por nga një distancë e afërt prej rreth 4 mijë vitesh dritë.
Ndërsa O’Doherty tërhoqi vëmendjen se drita e re mund të burojë nga një magnetar, një tjetër lloj ylli neutronesh që supozohet të ekzistojë, por që nuk është vëzhguar dot kurrë deri më sot.
O’Doherty përdori teleskopët e Observatorit “Murchison Widefield Array” (MWA), në perëndim të Australisë, për të vëzhguar qiellin./trt
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”.