Numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 6.609.201 ndërsa numri i viktimave në 188.382, transmeton Kosova Post.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 7.5 milionë, shkruan AA.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 7.516.462.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 6.609.201 ndërsa numri i viktimave në 188.382.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Egjipt. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 123.4 milionë doza të vaksinës. Shkalla e të vaksinuarve kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 86.6 milionë vaksina, është vetëm 1.39 për qind.