Gjenerali në pension William Anders, astronauti i Apollo 8 që bëri fotografinë ikonike “Earthris” nga hapësira në vitin 1968, humbi jetën pasi avioni me të cilin po pilotonte u rrëzua në det pranë ishujve San Juan në shtetin Uashington, sipas djalit të tij.
“Babai im vdiq në një aksident avioni në ishujt San Juan”, tha djali i Anders për CNN të premten mbrëma. “Familja është e shkatërruar dhe vajton për humbjen e një piloti të madh”, -shtoi ai.
Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur avioni i pilotuar nga Anders humbi kontrollin dhe u rrëzua në det.
Si ndodhi aksidenti?
Zyra e Sherifit të Qarkut San Juan tha në një njoftim për shtyp se një aeroplan u rrëzua në brigjet e ishullit Jones. Qendra e dispeçimit fillimisht mori një raport, i cili thoshte se një “avion që fluturonte veri-jug më pas u rrëzua në ujë afër skajit verior të ishullit Jones u fundos”.balkanweb.