Hajde bir, merre mamin, tregoji asaj gjithçka që di për armët”, i tha një fëmije presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në kalanë e Nishit.
Vuçiqi e pa djalin në turmë derisa po ecte dhe po dëgjonte se çfarë fuqie ushtarake ka Serbia. Djali i shoqëruar nga e ëma iu afrua me shpejtësi presidentit dhe iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve.
Vuçiqi buzëqeshi dhe i dha këshilla djalit. Ai i tha se ishte më mirë të bëhesh pilot ushtarak.


























