Për t’i nxitur qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19, autoritetet në rajonin e Khabarovsk-it (Rusia lindore), kanë premtuar një varg shpërblimesh, transmeton Kosova Post.
Të gjithë qytetarët, nga mosha 18 vjeç, që marrin vaksinë nga data 1 deri më 30 nëntor, janë fitues potencialë të disa shpërblimeve.
Ata mund ta fitojnë një kupon për pastrimin e dhëmbëve, një prerje flokësh dhe 3 ton qymyr.
Shpërblimet pritet të ndahen më 1 dhjetor./KosovaPost/