Nëpërmjet një komunikate për media, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qytetarët dhe zyrtarët e komunës, janë evakuuar me kohë dhe se zjarri është për momentin nën kontroll, shkruan Kosova Post.
Kjo është komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.
Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën.