KEDS ka njoftuar për shpërthimin e zjarrit në nënstacionin “Prishtina 3”.
Nga pamjet e siguruara nga RTK shihet se zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, teksa dëmet janë materiale.
“Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, njofton KEDS.
Tutje ata kanë thënë se kjo ngjarje është shkaktare për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të kryeqytetit.