Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se është shqetësuese të shihet se partitë raciste kanë arritur një nivel mbështetjeje që mund t’i bëjë ato partnerë të qeverive ose të marrin pushtetin në Evropë, transmeton KosovaPost.
“Është e trishtueshme dhe shqetësuese që partitë raciste kanë marrë një nivel mbështetjeje që do t’i bënte ato partnerë qeverish ose të vinin në pushtet të vetëm në zgjedhjet në Evropë”, tha Erdogan.
Komentet e presidentit Erdogan erdhën gjatë një ngjarjeje në Xhaminë e Madhe Çamlıca në Stamboll./AA