Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.
Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.
Në rast sulmi ata do të përfshihen në atë që është pagëzuar me emrin Forca Territoriale Mbrojtëse e Kievit.
Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.
Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji është i përfshirë në stërvitjen e civilëve në një bazë ushtarake në Kiev.
Në një rrëfim për Top Channel Emanueli shpjegoi procesin e trajnimit.