Policia e Kosovës, ka arrestuar një person pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij në Shtërpcë.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake.
“I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor.”
Raporti i plotë:
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Shtërpcë / 24.02.2024-01:00. Viktima f/s, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar- thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.