Një shtetas i Serbisë arrestohet nga Policia e Kosovës për falsifikim dokumenti
Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se një shtetas i Serbisë është arrestuar të martën në vendkalimin kufitar Jarinje.
Sipas raportit, i dyshuari për transportim të ngarkesës, ka prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për vepër penale.
Ndërsa, për shkak të sigurisë dhe peshës automjeti është dërguar në terminal doganor në Mitrovicë.
“Jarinje 30.07.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga dhe Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë”, thuhet në raportin e PK-së