Si qepa, xhinxhri ashtu edhe mjalti janë tri ushqime shumë shëruese për njeriun.
Kombinimi i qepës me xhinxher dhe mjaltin mund të tingëllojë i pazakontë, por në të vërtetë është një kurë e mirë dhe krejt natyrale kundër infeksioneve bakteriale.
Kjo kurë e ka pikënisjen në traditat më të lashta të mjekësisë popullore dhe vetëm kohët e fundit është bërë subjekt i disa studimeve shkencore.
Ushqimi mund të jetë një ilaç i fortë dhe shërues për njeriun.
Ndikimi i kurës me mjaltë xhinxher dhe qepë në shëndet:
Një studim i vitit 2012 analizoi ndikimin e qepës xhinxherit dhe mjaltit kundër 8 llojeve mikrobesh.
Sipas studimit, qepa, xhinxheri dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet.
Kombinimi i tyre e bën fuqinë kundër mikrobeve të dyfishtë.
Për më tepër, si mjalti xhinxheri ashtu edhe qepa pengojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.
Sipas studimit, përdorimi i lëngut të qepës ka një ndikim shumë të fortë kundër mikrobeve përfshirë Stafilokokun.
Mjalti ka gjithashtu një ndikim të fortë por më të pakët se lëngu i qepës.
Kur këto të trija kombinohen, ndikimi i mjaltit dhe lëngut të qepës dhe xhinxherit është më efikas dhe më i fortë kundër mikroorganizmave.
Efektet anësore të kurës me mjaltë xhinxher dhe qepë
Efektet anësore të kësaj kure ndodhin nëse ju e konsumoni atë në sasi të mëdha.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti, ata që kanë probleme me hemoragjinë, gratë shtatzënë dhe njerëzit që duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha të qepës.
Kjo e fundit, në sasi të mëdha, mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut.
Ndërveprimi me ilaçet
Njerëzit që janë alergjikë ndaj qepës dhe marrin aspirinë, mund të përballen me një intensitet të lartë të simptomave të alergjisë.
Nëse ilaçet si gentamicina i shoqëroni me mjaltë, efekti kundër mikrobeve është më i fortë se në rastin e përdorimit të vetëm të medikamentit.
Ndikimi i mjaltit të shëndet shumëfishohet nëse e kombinoni me kanellë, limon ose kafe.
Si të përgatisni kurën me mjaltë qepë dhe xhinxher
Përzieni një qepë mesatare nje sasi xhinxher sa gjysma e qepës të grirë dhe 3 lugë gjelle me mjaltë.
Mbulojini me një napë dhe lërini gjatë gjithë natës në temperaturë ambienti.
Të nesërmen, kullojeni dhe pijeni 2-3 herë në ditë si shurup për 3 deri në 4 ditë.
Konsumi duhet të jetë i ngadaltë dhe me lugë çaji që të shmangni problemet e mundshme në stomak.