Kancelari gjerman Olaf Scholz kia udhëtuar ditën e sotme drejt Kievit kua ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Në një konferencë për shtyp Scholz tha se ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese, duke shtuar:
“Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën.”
Ai tha se ndihma prej më shumë se 2 miliardë dollarësh e ofruar nga Berlini e kishte bërë Kievin të pavarur ndaj ndikimit të huaj.
“Unë mund t’ju siguroj se ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë mbështetje,” shtoi Scholz.
Ndërkohë Zelenskiy ka thënë:
“Siguria e Ukrainës është siguria e gjithë Evropës”
Kancelari gjerman ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Moskës.bw.