Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar takime me bashkëveprimtarët politikë bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin, përcjell KosovaPost.
Sinani me anë të një postim i në Facebook tha se do ta udhëheqin komunën me Prishtinën e Tiranën.
Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9. Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degës në Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar ajo.
“Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë. Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, shtoi ndër të tjera Sinani.


























