Sindikata e mjekëve ultimatum Haradinajt

Sindikata e mjekëve ultimatum Haradinajt

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që brenda këtij muaji të procedojnë në Kuvend projektligjin për pagat, në të kundërtën ka paralajmëruar kolaps.

Kryetari i FSHSK-së, Blerim Syla, tha se presin që Qeveria të reflektojë, në mënyrë që punonjësit shëndetësor të marrin statusin e merituar në shoqëri. Ndërsa ka thënë se janë të pakënaqur me transparencën e Ministrisë së Administratës Publike.

Sipas tij, debatet që po bëhen kinse për të gjetur zgjidhje më të mira, janë vetëm sa për të blerë kohë, pasi që siç thotë ai, po bëhen manipulime.

Syla foli edhe për kontratën kolektive sektoriale të nënshkruar në mes FSShK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tij përfshinë disa përfitime për punonjësit shëndetësor.

Sipas tij, edhe mediat do të mund të kenë Kontratën Kolektive, porse tha se një gjë e tillë mund të ndodh pas protokollimit të saj.

Ndërsa nënkryetari i FSHSK-së, Xhemajl Selmani, tha se MAP ka nxjerrë një tabelar për nivelizimin e pagave, tabelar i cili sipas tij, është i papranueshëm për punonjësit shëndetësor.

Sipas këtij tabelari, Selmani tha se koeficienti për mjekun është paraparë nën 4, ndërsa për infermierin 1.7, vlera këto të papranuara nga punonjësit shëndetësor. Ndërsa theksoi se Federata ka propozuar që koeficienti për mjekun specialit të jetë 8.

Krejt në fund, kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, foli edhe për rastin e suspendimit të doktorit Gani Bajraktari, me ç’rast tha se është detyrë e Odës së Mjekëve që të mbrojnë profesionistët shëndetësorë. Madje Syla tha se si Federatë, janë të gatshëm të shkojnë ta mbrojnë atë edhe para komisionit disiplinor nëse iu kërkohet një gjë e tillë.Kp

 

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra