Aktivisti i çështjes kombëtare, gjegjësisht ish-burgosuri politik, Pajzit Jashari, ka përdorur profilin e tij në rrjetin social për të manifestuar indinjatën e tij me ish-bashkëveprimtarët e dikrurshem politik, të cilit sot militojnë në PDK, e që të njejtit, sipas Pajazitit, po rreshtohen në krah të LDK-së, respektivisht po tregojnë gatishmëri për ta përkrahur kandiditatin e LDK-së në garën për kryetar të Komunës së Podujevës, përkudër faktit që kreret e partive të sipërlakuara s’i rreshnitin akuzat e ndersjella.
Ky është postimi i plotë tij:
Sinqerisht e “vështirë” për t’u kuptuar kjo dashuria e disa tyxharëve të PDK-së për LDK-në e Isa Mustafës!!! Kanë mbjellë urrejtje aq të madhe të ndersjellla, përkatësisht mes anëtarëve të PDK- së e LDK-së , LDK, PDK, por ku vjen në shprehje VETËVENDOSJA, të gjithë bëhen bashkë, anipse shumë veta në VETËVENDOSJE, ishim shokë të deridjeshëm: nepër ilegale, burgje e shtigjeve të luftës. Ndanim të njëjtën kafshatë bashkarisht e sot këta ndajnë shtratin e plafin bashkarisht e kundër shokëve të tyre të deridjeshëm në VETËVENDOSJE, nuk ka më hipokrizi se kjo!!! Sa here takohesha me ta, nuk e mohonin patriotizmin, idealizmin e VETËVENDOSJES. Justifikimi i vetëm i tyre ishte: ” ende jeni larg të qeverisurit të shtetit, po na i rrezikoni mardhëniet me ” amelikanët”. Tani që gjërat po shihen të pastra si kristali dhe koha na dha të drejtë që i kundërshtuam grenellat, kan gjetur një justifikim banal: ” VETËVENDOSJA, po na quajnë ” hejna”!!! Nga se po frigohen më tepër tyxharët e PDK- së? Nga turpi i zbardhjes së vërtetës? Nga konfiskimi i pasurisë? Nga Burgu? Një pjesë shumë e vogël e shokëve të kafshatës së përgjysmuar të djeshmës, nuk frigohen aq shumë, as nga konfiskimi e as nga burgu, por nga turpi. Respekt, për një pjesë tjetër të shokëve të djeshmes e të sotmes( mbrenda PDK- së) që besojnë në ndershmërinë tonë dhe i jan përveshur punës që aty ku jemi në balotazhe me sojin e Isa Mustafës, kan vendosur të na besojnë e ndihmojnë.