Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar situatën tensionuese ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, përcjell KosovaPost.
Ajo në një postim në Facebook u shpreh se është duke ndjekur çdo moment zhvillimet e rrezikshme nga kërcënimet nga Rusia!
Mirëpo, Tahiri kishte një pyetje për liderët e Ballkanit Perëndimor:
“Pse ende nuk pati një kërkeseë të përbashkët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës?”.
Postimi i plotë:
Sot në mendje gjithë jemi me Ukrainën, duke ndjekur çdo moment zhvillimet e rrezikshme nga kërcënimet nga Rusia! Pyetja është: Pse ende nuk pati një kërkeseë të përbashkët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës; liderët e Ballkanit e patën rastin ta bëjnë këtë meqë ishin bashk në Samitin e Munihut për Sigurinë. Kjo thirrje është dashur të bëhej, duke qenë se është në pyetje edhe siguria e Ballkanit Perëndimor.