Skandali në futbollin belg, akuzohen referë dhe menaxherë

Skandali në futbollin belg, akuzohen referë dhe menaxherë

Në mesin e të akuzuarve në skandalin e futbollit në Belgjikë, lidhur me trukimin e ndeshjeve në Ligën e parë belge ndodhen referët dhe menaxherët më eminentë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Prokurorisë Federale mbi 20 të dyshuar janë marrë në pyetje lidhur me skandalin ndërsa në kuadër të operacionit, policia ka kryer bastisje në Belgjikë, Francë, Luksemburg, Qipro, Serbi, Mal të Zi, dhe Maqedoni. Prokuroria bëri të ditur se në bastisje janë gjetur 4 milionë dollarë para të gatshme dhe 9 milionë dollarë në flori dhe orë dore.

Në mesin e të akuzuarve është arbitri Sebastien Delferiere. Dejan Veljkoviç, një nga menaxherët më të njohur të lojtarëve në Belgjikë, akuzohet se së bashku me referin është përfshirë në trukimin e ndeshjeve në përpjekjen e dështuar për të shpëtuar nga rënia prej Ligës së parë klubin e futbollit Mechelen. Përvecç atij, është akuzuar edhe menaxheri Mogi Baya, nën dyshimin për manipulim gjatë transferit të lojtarëve.

Janë bastisur zyrat e nëntë klubeve belge, edhe atë: Anderlecht, Genk, Standard Liege, Club Brugge, Kortrijk, Mechelen, Oostende, Sporting Lokeren dhe Ghent.