Sonte do të kompletohet lista e Kombëtareve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të këtij viti.
Kosta Rika dhe Zelanda e Re do ta kërkojnë biletën e fundit që çon në “Katar 2022”.
Me këtë rast do të dihen emrat e 32 Kombëtareve që do të luajnë në garën më prestigjioze të futbollit, e cila do të mbahet në pjesën e dytë të vitit.
“Katar 2022” do të mbahet në mes të muajve nëntor dhe dhjetor të këtij viti.