Kryeministri i vendit, Albin Kurti nesër (e hënë) do ta pres në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Zyra e Kryeministrit njofton se pas takimit me Kurtin, Sorenson do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton KosovaPost.
Siç thuhet në komunikatën për media, takimi Kurti-Sorenson do të filloj nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Po ashtu, emisari i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë, do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me fillim nga ora 09:30.