Sot, diell dhe temperatura deri 26 gradë

Sipas IHK (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës), gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16- 26 gradë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika