Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare. Në rend dite është debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19, raporton Kosova Post.
Seanca plenare pritet t’i fillojë punimet në ora 10:00.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.