Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për RTKlive se takimi do të jetë vazhdimësi e takimeve të mëparshme. Sipas tij, ato nisin sot në mëngjes.
Edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.
“Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, tha ai.
Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme.