Ditën e sotme (e enjte) do të nis procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.
Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me “Hive” (Zgjoi).
Fushatës promovuese në rrjetet sociale i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ylli nga Kosova ka shpërndarë në InstaStory postimin që regjisorja Blerta Basholli ka publikuar në Instagram.
Krijuesja e hitit “Levitating” ishte takuar personalisht me Blertën dhe aktoren Yllka Gashi në kohën kur filmi kishte premierën në Washington DC.
E njëjta madje inkurajoi të gjithë ta shihnin filmin dhe se që atëherë shprehu dëshirën për Oscars.
Votimi i nominimeve ndërkohë fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.